Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.
IKMT po bën një ndërhyrje të paligjshme në “Prestigje Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, në një kohë kur gjithçka është me leje. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës. Ky objekt është dhënë me leje të kryeministrit Edi Rama.
Ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.
“Ndërkohë nuk ka pasur asnjë lloj mirëkuptimi nga punonjësi i IKMT-së, për të gjetur një mirëkuptim për situatën e krijuar mes palëve. Ata kanë deklaruar se duhet të ndërhynin në “Resort” dhe kanë deklaruar se duhet ta ekzekutonin patjetër”, raporton gazetari.
Comments are closed.