Shkodër-Dunkirk, furgonë çdo ditë”. Me këtë linjë transporti me një destinacion në dukje të sforcuar, fillon artikulli i britanikes The Telegraph i 23 gushtit, që pasqyron fenomenin e emigracionit ilegal midis brigjeve franceze dhe britanike, ku shqiptarët janë pjesa më e madhe.
Javët e fundit shifrat kanë kapur statistika rekord, ku çdo ditë mbërrijnë në Britani deri 1300 persona. Sipas burimeve të The Telegraph, pjesa më e madhe e shqiptarëve ka si pikënisje qytetin e Shkodrës, i cilësuar nga e përditshmja si “Palermo e Shqipërisë”
Rruga që sipas The Telegraph përshkojnë emigrantët shqiptarë që nisen nga Shkodra me destinacion Anglinë
Sipas tregimit të saj, “në qytetin me një papunësi të frikshme, operojnë familje k,.,.ri,.minale” që organizojnë trafikun duke e reklamuar edhe në rrjetet sociale si TikTok, ku premtojnë 100 % sukses. Madje pikërisht bandat shkodrane kane ulur çmimin e “biletës” për Angli, nga të paktën 5 mijë paund në rreth 3 mijë, për shkak të pamundësisë të shumë personave për të siguruar paratë e nevojshme.
Sipas The Telegraph, bandat shqiptare janë lidhur me ato kurdë që operojnë nga të dyja anët e kanalit të La Manche, ndërkohë që pas mbërritjes në Britaninë e Madhe, shqiptarët punësohen kryesisht në ndërtim, ndërkohë që më të rinjtë fillojnë punë në shtëpitë e barit të kontrolluara pikërisht nga bandat shqiptare, edhe vetëm për të paguar paratë e dhëna për transportin.
Comments are closed.