Në Luginën e Poshtme të Drinit, për më shumë se 1 muaj, misioni Shqiptaro-Francez drejtuar nga Dr. Etleva Nallbani CNRS PARIS dhe Dr. Elvana Metalla Instituti Arkeologjik, Tiranë kreu hulumtime të rëndësishme arkeologjike.

Pas një pune intensive në sit është realizuar pastrimi masiv i vegjetacionit të sitit arkeologjik, si një bashkëpunim i DRTK Shkodër dhe Misionit Shqiptaro-Francez të projektit “Lugina e Drinit” drejtuar nga arkeologe Dr. Nallbani.

Këtë vit, misioni është shtrirë në dy vendbanime përfaqësuese të mesjetës së hershme: qytetit mesjetar të Sardës në ishullin e Shurdhahut dhe vendbanimit të Komanit.

Studimi do të sjellë një hap të ri të dhënash mbi kulturën arbërore, urbanizimin, zhvillimin, zhvendosjen e popullsive, riteve dhe stadit që kishin arritur këto vendbanime. Ky mbetet një rajon i rëndësishëm i kërkimit shkencor arkeologjik në Shqipëri.