Kohët e fundt një numër i madh shqiptarësh që banojnë pranë zonave kufitare, shkojnë shpesh për t’u furnizuar me karburant në vendet fqinje. Raste të shumta kemi paraqitur kur qytetarë nga Shqipëria kalojnë kufirin për në Maqedoni apo Mal të Zi pasi nafta është shumë më e lirë sesa tek ne.

Madje një numër i madh prej tyre, marrin me vete edhe disa bidona për t’i mbushur me karburant e për t’i patur rezervë për disa kohë në Shqipëri. Por duket se kësaj praktike po i vjen fundi, pasi një qytetar ka dërguar një foto në redaksinë e Joq Albania, ku duket një njoftim që ka afishuar një pikë karburanti në territorin e Malit të Zi, pak pasi kalon kufirin.

Tabela shkruante se në atë pikë karburanti nuk lejohej mbushja e bidonave, duke përbërë një problem të vërtetë për shqiptarët e gjorë që merrnin rrugën deri në Mal të Zi për të blerë naftën më lirë.