Me seancën stërvitore të paraditës së enjte, Vllaznia ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Tiranën, dhe më pas në program ka qënë nisja drejt kryeqytetit në pritje të sfides së ditës së premte që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përpara nisjes, tekniku kuqeblu, Mirel Josa ishte në konferencë shtypi me gazetarët shkodranë ku foli për pragndeshjen në fjalë.

Ndonëse gjatë javës u përfol për tre mungesa, Josa konfirmoi vetëm një, atë të Liridon Latifit, për të cilin tha se është në Kosovë ku po kryen analizat mjekësore.

I pyetur në lidhje me objektivat që Josa, apo edhe klubi, ka për sezonin, Josa u përgjigj”

Si një ish bardheblu me një karriere të gjatë në këtë klub, emocionet mund të jenë të pranishme për Josën, por ai thotë se e rëndësishme është ajo çfar do të japë skuadra në fushën e lojës.

Tirana-Vllaznia, luhet nesër në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 16:00 dhe është ndeshja e parë e javës së tretë të Abissnet Superiore, ndërkohë që katër duelet e tjera luhen të shtunën dhe të dielen.