U zhvillua aktiviteti përmbyllës i Kampit Veror organizuar nga Qendra Globe TIK & Language Education për fëmijët e qytetit të Shkodrës.
Ky kamp veror ka mikpritur rreth 80 fëmijë gjatë të gjithë verës duke filluar që nga data 20 shtator pas mbyllje së vitit shkollor, dhe vazhfon deri në fillimin e vitit të ri shkollor.
Me një program ditor të kombinuar me mësime të bazuara në metodologjitë Game Based, me argëtim, mësim gjuhësh të huaja, dhe ekskursione të ndryshme, fëmijët kanë mundur të zënë paraditet e nxehta me aktivitete frytëdhënëse dhe formuese.
Qendra pfron shërbim të formimit profesional për të rritur dhe fëmijë prej disa vitesh, ndërkohë që ky është i treto vit rradhazi që organizon kampin veror të dedikuar fëmijëve të moshës 6-12 vjeç.
Risi e këtij vito është integrimi këtij kampi me mësime të kodimit, përmes Holiday Coding Camp i zhvilluar mbi platformën e shkollës ndërkombëtare të programimit dhe matematikës Algprithmics, liçencë e fituar rishtazi nga qendra Globe për territorin e bashkisë së Shkodrës.
Fëmijët kanë nxitur mendimin kritik, zgjidhjen problemore, aftësitë e logjikës aplikative si dhe kanë hedhur hapat e parë drejt kodimit dhe profesioneve më të kërkuara të kohës në fushën TIK.
Në funs të aktivitetit fëmijëve u shpërndanë çertifikimet ndërkombëtare Algorithmics.
Ndërkohë që qendra Globe po përgatitet për programet e reja të paa shkollorit, për aktivitetet e fundjavave, kurset e kodimit për moshat 6-17 vjeç dhe kurset e gjuhëve të huaja për fëmijë bazuar në metodologjine STEM të mësimdhënies, që do të shtrihen gjatë vitit të ri shkollor.
Comments are closed.