Arsen Muskurti 38 vjeç është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet për eleminimin e vëllait dhe kunatës së tij, Alban dhe Nora Muskurti, përkatësisht 44 dhe 33 vjeç.

Avokati i të pandehurit tha për gazetarët se Arsen Muskurti nuk ka tentuar të largohet, por u vetëdorëzua në polici dhe nuk u arrestua nga policia sikurse u deklarua.

Arsen Muskurti është dorëzuar vetë konkretisht. Kam parë shumë trillime nga mediat që ka dashur të ikte në Dibër me bashkëshorten, por është dorëzuar vetë. Më ka kërkuar mua personalisht që ta dorëzoj Arsenin. Kemi shkuar në ambientet e policisë, kemi bërë të gjitha procedurat pasi kishte kryer krimin. Ndërsa sot deklaroi që duhet të mbrohet vetëm me avokat. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja mendore, psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurtit.