Momente paniku janë regjistruar në Stamboll mbrëmjen e sotme, teksa një anije mallrash 173 metër e gjatë e quajtur “LADY ZEHMA” me flamur liberian, ka ngecur në ngushticën e famshme të Bosforit.

Sipas mediave turke, frika ka qenë e madhe te ata që banojnë buzë Bosforit por edhe e anijet e tjera që lundronin, pasi timoni i “LADY ZEHMA” ishte kyçur duke dalë jashtë funksionit.

Fatmirësisht, anija gjigande mundi të ndalonte 100 metra nga bregu i Bebekut dhe nga aksidenti nuk ka pasur viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare njoftoi se në vendngjarje janë nisur 5 rimorkiatorë dhe 2 skafë, ndërsa qarkullimi i anijeve në Bosfor është pezulluar.