Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, ka arritur një marrëveshje parimore me Cristiano Ronaldon.

Të paktën kështu raportojnë mediat turke, duke bërë me dije se çështjet përfundimtare janë duke u diskutuar.

Verdheblutë duan të “shpërthejnë” tregun e transferimeve me lëvizjen e shekullit duke marrë yllin portugez.

“Fenerbahce po punon shumë për të lidhur me ngjyrat e tij Cristiano Ronaldon, një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror ndonjëherë. Presidenti Ali Koç mobilizoi të gjithë për të realizuar këtë transferim”, shkruan CNN Turk.

Ndërkohë, sipas lajmeve të Ajansspor, trajneri portugez Jorge Jesus është takuar edhe me bashkatdhetarin e tij Ronaldo dhe e ka bindur atë që të vijë te skuadra verdheblu.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, të dyja palët janë pajtuar në parim. Bomba e transfertës së shekullit do të shpërthejë kur të zgjidhen problemet e fundit në lidhje me tarifën”, shkruan media turke.