Gazetari Flamur Vezaj shkruan se biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj as nuk është rrëmbyer e as nuk është eleminuar e prerë, por është vetëzhdukur.
Në një postim në Facebook, teksa komenton çështjen më të bujshme të kronikës së zezë, Vezaj shton se Martinaj me shumë mundësi ndodhet në Kosovë dhe se e gjithë kjo luftë me lajme në media nga burime të ndryshme bëhet që ta nxisin biznesmenin e lojërave të fatit për të dalë nga vendin ku është fshehur.
Për rikthimin e basteve sportive, Vezaj i bën ‘të fala’ Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit duke lënë të kuptohet se është ai arsyeja e legalizimit të këtij biznesi që uli qepenin në Shqipëri më 1 janar të vitit 2019. Përsa i përket shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gazetari shton se nuk mund t’i kërkosh llogari Gledis Nanos në momentin që edhe shefat e komisariateve ia emërojnë nga ‘lart’
Comments are closed.