Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur sërish mbi misterin që ka rrethuar “telenovelën” Ervis Martinaj.

Hoxha duke folur në “Opinion” tha se në ngjarjen e Ervis Martinajt janë të përfshira edhe institucionet.

Ndërkohë Hoxha ka rrëfyer më herët në Abc se si u dorëzua Ervis Martinaj tek persona të veshur me uniforma të forcave speciale.

Fevziu: Në çfarë përfundimi ke arritur?

Hoxha: Unë nuk jam i prirur t’i besoj institucioneve të cilat janë të përfshira dhe nuk mund të fshihen. Që institucionet janë të përfshira është që në ditën e parë kur një drejtues i Policisë së Shtetit ka kërkuar të bisedojë me familjarët, por të ketë dhe mediat me vete.

Jemi në kushtet e rrëmbimit, dhe ka bërë çfarë ka bërë ai e dënon gjykata. Besimi i familjarëve tek institucionet janë zero. Kamerat i kanë gjetur familjarët, asnjë nuk ka gjetur policia. Ata e kanë ngritur dhe shqetësimin.

Ka një itinerar, në datën 1 gusht ne jemi takur bashkë ne rivierë, unë në Borsh, ti në Plasës ai ka qenë në Dhërmi. Nga data 1 deri në datën 5 ai ka qenë në Dhërmi ka bërë plazh. Në datën 5 mbasdite është shfaqur tek hotel Adriatiku në Durrës. Ditën e shtunë e ka marrë shoferi ka shkuar në Ring Center pastaj në një lokal përballë QTU-së. Sa i rëndësishëm ëhstë e tregon numdi i të vrarëve.