Pedonalja e Shkodrës i ngjante një feste të vërtetë, kjo në saj të fëmijëve me aftësi të veçanta të cilët ishin aty për të evidentuar punimet e tyre artistike të realizuara nga ata vetë. Me iniciativën e Shërbimit Social Shtetëror, ky aktivitet përmbylli nismën e tij tre ditore në Shkodër por edhe në disa qytete kryesore të vendit.

E pranishme në këtë organizim ishte edhe vetë drejtuesja e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi. Në fjalën e saj për mediat, ajo tha se iniciativa të tilla janë të dobishme për aktivizimin e fëmijëve me aftësi të veçanta më shumë në shoqëri.

Njëzëri edhe drejtues të intitucioneve vendore u shprehën se bashkëpunimi mes institucioneve pa dallime ngjyrash politike do të vazhdojë të mbetet i fortë në lidhje me politikat dhe projektet sociale për personat me aftësi të veçanta

Aktiviteti vijoi më pas me interpretimin e instrumentistëve të bandës muzikore “The Door Albania” si dhe të artistes së re Sevina Kurti, të cilët argëtuan me muzikë të gjithë të pranishmit në pedonale./RTSH Shkodra/