Mungesa e transportit në shkollat e Pukës dhe në disa shkolla në Vau Dejës janë kthyer në një shqetësim për kryetarin e bashkisë Pukë Gjon Gjonaj dhe atë të Vau Dejësit Mark Babani të cilët kërkojnë një zgjidhje.

Ndërkohë shqetësim mungesa e transportit është edhe në Malësinë e Madhe pasi operatorët nuk pranojnë të marrin pjesë në tender për shkak të çmimit të ulët për naftën ndaj është vendosur që paratë e transportit t’i jepen prindërve të nxënësve.

Problemi i transportit në këto shkolla të Pukës, Vau Dejësit dhe Malësisë së Madhe është hasur edhe vitin e kaluar por deri më tani nuk ka ende një zgjidhje / star plus /