Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka treguar dy pika të cilat kanë sjellë shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi u pyet për tragjedinë e Potamit dhe efektivët që janë bërë pjesë të grupeve kriminale. Ai tha se mungesa e përgjigjes ndaj këtyre dy gjërave ka sjellë dhe shkarkimin e Nanos.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Kur shkruat dje në Facebook ‘zero tolerancë ndaj krimi’, kishit në konsideratë shumë ngjarje të pazbardhura, shumë policë që nuk gjejnë autorë, por që bëhen bashkëpunëtorë, për mashtrimin e Potamit që thatë se shkarkuat vargun drejtues, por në fakt nuk ishte ashtu, thjesht u pezulluan e u ndanë sërish në detyra. Mendoni që ndryshimi i një emri do ta ndryshojë atë panoramë?
Bledi Çuçi: Këto që përmendët ju ka qenë një nga arsye se përse drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve e menaxhim më efikas.