Ngjarja që tronditi kryeqytetin ngjan me një kronikë të paralajmëruar pasi konfliktet mes vëllezërve Muskurti ishin të hershme që datojnë që në vitin 2016. Çifti kishte bërë disa herë denoncime pranë forcave blu.

Në vitin 2018, autori i dyshuar i ngjarjes i shiti 50% të aksioneve të biznesit të tyre vëllait, Dritan Muskurtit. Pak metra më tutje poshtë biznesit të vëllait ku ndodhi ngjarja, një agjencie udhëtime, Arsen Muskurti ka edhe një dyqan të tij me produkte kozmetike.

Që pas vdekjes se babait të vëllezërve ndarja e pasurisë ka qenë “molla e sherrit” që kulmoi me mesditën e djeshme ku Arsen Muskurti zbrasi karikatorin e pistoletës mbi vëllanë dhe kunatën në ambientin e agjensisë turistike që ishte dhe biznesi për të cilin nisën konfliktet.