Kjo është Marjana Sahitaj, 25-vjeçarja e cila u përplas për vdekje mëngjesin e sotëm nga një makinë. 25-vjeçarja kishte pak ditë që kishte lidhur kurorë dhe po priste ditën e udhëtimit për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Angli.
25-vjeçarja ishte martuar në 6 gusht të këtij viti dhe pas një jave do të largohej nga Shqipëria. Ajo po qëndronte ulur në oborrin e prindërve të saj kur 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.
Sahitaj u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka bërë të ditur se shoferi i mjetit është vënë në pranga si dhe shton se ai dyshohet se kishte konsumuar lëndë narkotike në momentin kur ishte në timon.
Comments are closed.