Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pas mbledhjes së Edi Ramës me drejtues të Federatave sportive, ku u diskutua mundësia për rihapjen e basteve sportive.
Lidhur me operacionin më të bujshëm me të cilin PS-ja erdhi në pushtet “Fundi i marrëzisë”, ku u mbyllën lojërat e fatit dhe bastet, Braçe i revoltuar shkruan se marrëzia nuk ka fund pasi persona që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre.
“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; te njejtet njerëz – te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres; Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”, shkruan Braçe.