Ngjarjet e bujshme gjatë viteve të fundit kundër grupit të Ervis Martinajt janë bërë nga një skuadër profesionistësh të mirëfilltë, e përbërë nga ish-policë dhe ish-ushtarakë, që shërbejnë si krahu i armatosur i një grupi super të fuqishëm kr. imin.al të bërë bashkë për të nxjerrë nga loja “Mbretin e basteve”.

Artan Hoxha e krahasoi këtë skuadër vrasësish me “Los Pepes”, grupin që tre dekada më parë qellonte njerëzit e Es co barit të Ko lumbi. Kjo skuadër sipas Hoxhës shërben si krahu i një grupi të fuqishëm në Shqipëri, të përbërë nga njerëz të kr imit, biznesit si edhe me mbështetje të fortë politike.

Para se të shkonin te Martinaj, grupi në fjalë dyshohet se ka hqur qafe edhe njerëzit e këtij të fundit siç janë Erigers Mihasi; Santiago Malko; Bujar Lika dhe sëfundmi Brilant Martinajt, djalit të xhaxhait të tij, raporton abcnews.al.

Hoxha tha në ABC se skuadra në fjalë mbështetet nga një sasi e madhe parash dhe kur del në “terren” mbjell vetëm te rror pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që të kenë dështuar në “misionin” e tyre.

Është pikërisht kjo skuadër që sipas Artan Hoxhës “mori në dorëzim” Ervis Martinajn në një shtëpi në zonën e Fushë Krujës, ku ai kishte shkuar për të kryer një takim me qëllim lidhjen e aleancave të reja me grupet kr im inal për t’i bërë ballë atyre që po e luftonin.