Pas sulmit kibernetik te datës 15 korrik, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH), cilësonte se të gjitha të dhënat janë “të ruajtura dhe të sigurta”.
AKSHI ynë nuk e dinte praninë dhe rrezikun e këtyre viruseve dhe sulmi na gjeti pa mjetet e duhura mbrojtëse.
KM për muaj me rradhë propagandoi “mrekullinë” e shërbimeve 100 përqind online, por tani duhet t’u tregojë të gjithë qytetarëve të këtij vendi, se sa i pajisur me mjetet e duhura të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike ishte portali e-Albania.
Vjedhja e dokumenteve të Shtetit Shqiptar, tashmë është realizuar.
Hakerat “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikuan materiale nga e-mail i kryeministrit Edi Rama dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, tani kanë publikuar në total 7 dosje, ku paraqitet emri, mbiemri dhe numri personal i kartës së identitetit të çdo qytetari shqiptar dhe përkrah tyre, edhe numri i telefonit.
“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron dosjet e publikuara.
Papërgjegjësi ekstreme e qeverisjes elektronike Rama, që dëshmoi se e ka lënë shtetin dhe të dhënat personale të qytetarëve tërësisht të pambrojtura, në duar të patronazhistëve dhe të sulmeve nga jashtë apo brenda.
Sistemet tona elektronike dhe dixhitale publike janë dekonspiruar dhe sulmuar disa here gjatë një viti.
Vendosja në duart e patronazhistëve të të dhënave të qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote;
Publikimi i pagave të dy muajve për mbi 630 mijë qytetarë;
Publikimi i të dhënave të automjeteve në pronësi të mbi 530 mijë qytetarëve
Mos mbrojtja e sistemeve digjitale të shtetit nga sulmi kibernetik, që solli vjedhjen e të dhënave konfidenciale, dhe të cilat qeveria nuk i bëri publike.
A do t’i përgjigjet me dorëheqje qeveria skandalit të radhës, dëmit social dhe ekonomik që kanë pësuar qytetarët shqiptarë?
Demokracia në Shqipëri dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut janë të cenuara, për sa kohë nuk merren përgjegjësitë dhe nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. /Nga deputete Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/
Comments are closed.