Nesër, 31 gusht, bëhen plot 25 vjet nga vdekja e Lady Diana-s. Një ditë përpara përkujtimit të saj, Daily Mail ka publikuar copëza nga libri i Andrew Morton, që ka shkruar historinë e saj, treguar nga vetë ajo. Pjesa përfshin momentin kur Diana u përball për herë të parë me Camilla-n dhe i tha se e dinte ç`po ndodh mes Charles-it dhe asaj. Përballja ka ndodhur si në një skenë filmi, në ditëlindjen e motrës së Camilla-s.

Përballja e parë e dy grave që donin të njëjtin

“Dita më e keqe e jetës sime ishte të kuptoja se Charles ishte rikthyer me Camilla-n. Dhe një nga momentet më të guximshme të gjithë dhjetë viteve të martesës sime ishte kur shkuam në atë festë të kobshme.

Askush nuk priste që unë të shkoja në festën e organizuar nga Lady Annabel Goldsmith në shkurt 1989 për ditëlindjen e 40-të të motrës së Camilla-s, por një zë brenda meje më tha: Shko, dreqi e mori.

Vendosa që mos ta puthja më Camilla-n kur ta takoja, siç kisha bërë zakonisht. Do të shtrëngoja thjesht duart dhe ky do ishte hapi im i madh.

Hyra në atë shtëpi dhe ia zgjata dorën Camilla-s.

Përballja e parë e dy grave që donin të njëjtin

Ishim rreth 40 veta atje dhe u ulëm të gjithë. Të ftuarit ishin në moshën e burrit tim dhe unë po ndihesha si peshku pa ujë. Por vendosa të bëj maksimumin tim. Dhe pastaj pas darkës, ne ishim të gjithë lart dhe unë po bisedoja kur papritmas vura re se nuk ishte në atë dhomë as Camilla dhe as Charles. Kështu që kjo më shqetësoi. Vendosa të zbres poshtë edhe pse e dija me çfarë do të përballesha.

Ata (të pranishmit) u përpoqën të më ndalonin të zbrisja poshtë. “Oh, Diana, mos shko atje poshtë.”

Thjesht doja të gjeja burrin tim dhe doja ta shihja. Zbrita në katin e poshtëm dhe pashë tre veta të lumtur: Camilla, burri im dhe një tjetër duke biseduar.

Kështu që unë mendova: ‘Po, ky është momenti im’ dhe u futa në bisedë sikur të ishim të gjithë miqtë më të mire të njëri-tjetrit. Kur burri tjetër tha: ‘Mendoj se duhet të shkojmë lart tani.’ Unë iu ktheva asaj: ‘Camilla, do të doja të flisja një fjalë me ty, nëse është e mundur’. Ajo u bezdis nga kërkesa ime dhe uli kokën poshtë.

Përballja e parë e dy grave që donin të njëjtin

Iu ktheva edhe burrave, se do flisja pak me Camilla-n dhe se për një minutë do ngjitesha lart. E pashë që u frikësuan.

I thashë Camilla-s: A do të ulesh? U ulëm dhe vazhdova: “Camilla, do të doja që ta dije se unë e di saktësisht se çfarë po ndodh.”

‘Nuk e di se për çfarë po flet’, m`u kthye ajo.

Dhe unë thashë: ‘Unë e di se çfarë po ndodh mes teje dhe Charles, dhe dua që ta dish këtë. Ju kam zënë rrugën. Ju jam bërë pengesë. Duhet të jetë e tmerrshme për të dy ju, por mos më trajto si idiote’.

Ajo më tha: ‘Ke gjithçka që ke dashur ndonjëherë. Ke të gjithë burrat e botës që bien në dashuri me ty, dhe ke dy fëmijë të bukur. Çfarë mund të duash më shumë?’

‘Dua burrin tim’, i thashë.

Dikush zbriti për të na lehtësuar, padyshim. ‘Për hir të Zotit, shkoni atje poshtë, ato po luftojnë.’ Nuk ishte një luftë në fakt. Ishte një qetësi, qetësi vdekjeprurëse…”, ka treguar Diana.

Përballja e parë e dy grave që donin të njëjtin

Pas këtij momenti historia dihet. Diana dhe Charles u divorcuan dhe Charles u martua me Camilla-n. Lidhja me të kishte nisur përpara njohjes me Diana-n.