Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrezuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për punonjësit e policisë, të cilët u lanë me masën e sigurisë “arrest shtepie” pasi dyshohen për shëerdorim detyre për disa tendera.

Gjykata e Apelit në Shkoder vendosi të lirojë 7 shtetasit që kanë ankimuar në apel nga 13 që ishin ne total.

Kështu, kryekomisar Saimir Rrustemi është lënë me masën e sigurise “detyrim paraqitje” bashkë me 6 punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.

Vendimi nga Apeli u dha këtë të martë. Gjatë masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë një grup qytetarësh shkodranë protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi, i cili fillimisht u la me masen “arrest shtepie” nga shkalla e parë dhe këtë të martë Apeli e rrezoi këtë vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masen “detyrim paraqitje”.