Në mëngjesin e kësaj të marte, Shkodrës iu shua fryma e artistit të palodhun, piktorit Pjerin Sheldija. Humbja e njerëzve që e shënjojnë Shkodrën si djep kulture, krijon boshllek për të gjithë, për mua kjo humbje është akoma edhe më intime, Zoti e deshti ta kisha prijës shpirtëror, Nun që ne Krezmim.
Pjerini la gjurmë në qytet, në kishat e të gjitha trevave shqiptare. Ai spikati në art, përulësi dhe në bujari flijuese.
Pjerini na dha shpirtin e tij në penelata të hedhura me dashuri, duke u munduar të memorizonte traditën e kishës shqiptare në art. Skenat biblike, Zojën e Shkodrës, e shikonte të veshur e të dalun nga konteksti jonë, duke e lartësuar traditën dhe rrënjët tona fisnike dhe martire.
Pushofsh në paqe plotësisht i qetë sepse ia ktheve talentin Atit, na dhe gjithçka kishe me përvujtëri të plotë! Zoja e Shkodrës dhe martirët të pritshin në lumninë e Parrizit.
Comments are closed.