Nata finale e @lasartfestival

Eventit 4 ditor mbajtur në plazhin e mrekullueshëm të Velipojës i erdhi fundi mbrëme. Festivali që kishte në qendër skulpturat u shoqërua me shumë aktivitete dedikuar fëmijevë

Faleminderit, ideatores së festivalit Beskida Kraja që me shpirtin artistik i shtoi Velipojën ne hartën ndërkombëtare të këtyre organizimeve.

Bravo artistëve, shqiptarë e ndërkombëtarë të cilët pasuruan Velipojën për disa ditë me veprat e tyre.
Faleminderit Ministres së Kulturës @elva.margariti dhe skuadrës së saj për mbështetjen finaciare të eventit. Faleminderit bizneseve që megjithëse në kohë krize kontribuan që ky festival të ishte në standardin e duhur. Faleminderit vullnetarëve që jeni SHEMBULL për rininë shkodrane dhe më motivoni edhe mua për të bërë më shumë.

Faleminderit miqve që erdhën nga Tirana e Kosova dhe që u larguan me përshtypjet më të mira nga festivali.
Ky ishte shembulli i radhës i #tanebashke

Deri në iniciativën tjetër ju uroj të diel të mbarë.