Ka marrë fund arratia për turkun e shumëkërkuar, Faruk Fatih Özer, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedha.
I shumëkërkuari Ozer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë.
Arr estimi u krye nga operacionalja e policisë se Elbasanit, pas informacioneve të marra për vendodhjen e tij.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, në orët e mëngjesit e ka njoftuar homologun e tij turk, Süleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës.
Çuçi është shprehur se arr estimi i tij nga Interpoli, është një tjetër dëshmi e efikasitet të policisë k rim inale shqiptare.
Arr esti mi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kri mi nale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për kr imin e organizuar!”- shkruan Çuçi.
27 vjeçari Özer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve.
Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Asokohe dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të Tiranës në shoqërinë e një shqiptari i cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati.
Comments are closed.