Gazetari, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në lidhje me fatin enigmë të biznesmenit dhe të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj. I ftuar në Abc News, Hoxha ka përmendur një rast, ku kanë tentuar që t’i bëjnë atentat Martinajt në Kosovë.
Ai tha se një grup i ka zënë pritë Martinajt në daljen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë, në një kohë kur ky i fundit po kthehej nga Dubai. Por sipas Hoxhës, Martinaj ka arritur që të shpëtojë falë vëllait të një politikani shumë të rëndësishëm në Kosovë, që lëvizte me eskortë dhe me mjete të blinduara.
“Nuk është një skuadër do ku do. Është një skuadër që ka tentuar ti bëj atentat në hyrjen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë. Ervis Martinaj ka bërë një udhëtim Prishtinë-Stamboll-Dubai. Martinaj nuk lëvizte në linja direkte, përdorte gjithmonë me linja indirekte. Dhe në kthim ky grup ka qenë në dalje të aeroportit të Prishtinës, por nuk e di është ishte rastësi apo Martinaj ishte i informuar.
Por ishte fakt që vëllai i një politikani shumë të rëndësishëm, i cili lëviz me eskortë në Kosovë dhe me makina të blinduara ka shkuar ta marrë. Martinaj në atë kohë lëvizte me një person tjetër dhe një çift nga Tropoja me mbiemrin Sheqeri. Në aeroport i ka pritur personazhi që përmenda dhe ky vetë ka qenë ligjvendës në Kosovë dhe është shumë i rëndësishëm atje dhe vetëm fakti që ky ka shkuar me eskortë dhe me mjet të blinduar, autorët janë tërhequr,” tha Hoxha.
Comments are closed.