Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Vajkal.
Sipas policisë lokale të Bulqizës mësohet se drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e mitur.
Fatmirësisht të tre personat janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Comments are closed.