Gazetari Ben Blushi ka rrëfyer një takim që ka zhvilluar me ish-drejtorin e informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, Edvin Shvartz.

Përmes një mesazhi në Facebook Blushi ka kujtuar njohjen që në fëmijëri me Shvartz, ku ky i fundit zbulon edhe lidhjen e gjakut me psikoanalistin Sigmund Frojd.