Procesi i rivlerësimit të pasurive, Artan Lame: Përfituan 113 mijë familje

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame në një konferencë për shtyp dha sot detaje për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces përfundoi afatin në 2 gusht. Lame bëri të ditur se u përfshinë 168 200 pasuri dhe morën rivlerësimin 113 mijë familje.

Kreu i Kadastrës tha se rekordin e ka Tirana me 47 293 rivlerësime të kryera dhe në vend të fundit Hasi me 35 shërbime që janë marrë.

“Në fund të përfundimit të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Po bëj një përmbledhje. Në datë 2 gusht përfundoi afati ku Kadastra mund të kryente procedet e rivlerësimit. Në datë 30 prill kishte mbaruar afati i aplikimit. Ishte ky afat 3 mujor.

Për herë të parë procesi është bërë në vitin 2011. Në atë kohë taksa e rivlerësimit ka qenë 1%. Procesi aktual ishte me 3%.

U përfshinë në proces 168 200 pasuri, kryesisht apartamente. Morën shërbimin 113 800. Pjesa tjetër që nuk pranuan janë qytetarë që u futën në proces, ishte disi I komplikuar, morën dhe faturën dhe pastaj nuk pranuan të vazhdonin më tej. Janë 53 mijë familje që nuk e vazhduan procesin, thjeshtë donin të dinin sa u shkonte. Ata që e morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Mbetën dhe 398 familje që nuk u përfundua procesi i rivlerësimit.

Rekordin e mban Tirana, me 47 293 rivlerësime të kryera. Kjo tregon për bumin e zhvillimit të qytetit. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime”, u shpreh Lame. /abcnews.al