Policia e Tiranës ka bërë një njoftim zyrtar për gjetjen e një makine të djegur në fshatin Dritas. Sipas policisë, mjeti është gjetur në datën 22 gusht dhe është konstatuar i djegur plotësisht.

Uniformat blu bëjnë të ditur se duke qenë se makina ishte thuajse e shkrumbuar totalisht ka qenë e vështirë për dallimin e elementëve identifikuese.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.

Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.

Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.