Berisha, Meta, zgjedhjet lokale në prag, dhe një SPAK në pritje për të vepruar pas dhjetra skandaleve që kanë përfshirë qeverinë, është kjo panorama që e pret sezonin e ri politik të socialistëve me në krye Edi Ramën.
Ky i fundit ka përfunduar pushimet e tij në jug të vendit, dhe ka thirrur sot një mbledhje me ministrat e cila pritet që të mbahet në Dajt, ku pritet të vendosen dhe prioritetet e vitit të ri politik, që këtë shtator premton të jetë i nxehtë, me opozitën që tashmë drejtohet nga dyshja Berisha-Meta.
Këta të fundit kanë premtuar rotacionin e pushtetit me çdo kusht, edhe pse përmendin në deklaratat e tyre vetëm zgjedhjet e lira, që të paktën sipas kalendarit të rregullt vitin e ardhshëm parashikohen që të mbahen vetëm ato lokale.
Pas 4 viteve ku të gjitha bashkitë në vend me përjashtim të Shkodrës janë drejtuar nga të zgjedhur socialistë, për shkak të bojkotit të zgjedhjeve në 2019 nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, tashmë gara pritet që të jetë e ethshme, me Berishën e Metën që duhet të provojnë realisht forcate tyre në terren.
Rama dhe ministrat pritetqë të bëjnë sot një analizë të punëve të bëra dhe detyrave kryesore për vitin e ardhshëm, ku padyshim kriza në sektorin energjitik, ka qenë dhe një prej çështjeve që kla marrë vëmendjen më të madhe të qeverisë edhe në deklaratat publike.
Për këtë, para nisjes së pushimeve Rama bëri dhe ndryshime në qeveri, duke i besuar ministres përgjegjëse për linjën Belinda Balluku edhe postin e zëvendëskryeministres, duke larguar perj andej Arben Ahmetajt, i shumëpërfolur për aferën e inceneratorëve.
Për këtë të fundit, SPAK ende nuk po vepron me ritmet e pritshme, duke u mjaftuar vetëm me ar.res.timin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, edhe pse këta të fundit nuk ishin të vetmit që kishin hedhur firma.
Comments are closed.