Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga fluksi i emigrantëve shqiptarë që vazhdojnë që të kalojnë kanalin me gomone.

“The Guardian” shkruan se 2165 shqiptarë kanë shkuar në 6 muajt e parë të vitit. Shifra është e frikshme krahasuar me vetëm 23 të zbuluar gjatë të njëjtës periudhë në 2021.

Shqiptarët trafikun nuk kanë frikë ta reklamojnë edhe në rrjetet sociale, kryesisht Tik Tok.

“Drejt në Angli. 4000 £. Me gomone. Çdo ditë” thotë njëri.

“Nisjet çdo ditë. Nisja e radhës është nesër. Mund të merrni edhe familjen. Ne jemi të parët dhe më të mirët (për gomonet) ” shkruan një tjetër.

Por me cfarë merren shqiptarët në Angli? Hapi i parë. Një pjesë regjistrohen si azilkërkues. Grupi tjetër në shtëpi bari. Policia britanike thotë se ka një mbytje të tregut të kokas në Londër dhe në juglindje të Anglisë.

“Bandat shqiptare në pesë vitet e fundit sollën ekspertizë të fituar nga kultivimi i kanabisit në vendin e tyre” shkruan “The Guardian”

“Shqiptarët kanë sjellë një profesionalizëm të pamëshirshëm në kultivimin e kanabisit që ka zhvendosur vietnamezët si grupi kryesor që prodhon drogën në Angli” thanë ekspertët.

Mes Shqipërisë dhe Anglisë u firmos një marrëveshje për kthimin e emigrantëve që pritet që të nisë zbatimin në javët në vijim.