Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2022-2023, si dhe për të rritur më tej parametrat e sigurisë në rrugë, Bashkia Shkodër po punon për plotësimin dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore.
Në afërsi të institucioneve arsimore si dhe në rrugët kryesore të qytetit është kryer vendosja e sinjalistikës vertikale dhe asaj horizontale.
BashkiaShkodër mbetet e angazhuar në ofrimin e shërbimeve dhe kryerjen e investimeve që lehtësojnë aksesin e qytetarëve.
Comments are closed.