Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, janë proceduar në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe 6 të tjerë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga këto 6 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 1 leje për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 667 masa administrative, ku me shume gjoba jane vndosur per tejkalim shpejtesi rreth 230 te tilla per parakalim te gabuar mbi 160 gjoba , dhe 180 masa administrative per për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Risi në këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente, i çdo aksi rrugor në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.