Gazetari Elton Qyno bën me dje se efektivi i Forcave Operacionale Jeton Lami që është arrestuar e ka transportuar disa herë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Në një raportim për OraNews, Qyno tha se Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”
Nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe policia është faktuar se Lami ka pasur kontakte dhe shoqëri me Ervis Martinajn. Efektivi Jeton Lami është vënë në pranga një natë më parë dhe Gjykata e Kurbinit ka lënë në masën ‘arrest me burg’
Comments are closed.