Ambasadorja amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me hetimin e nisur për kreun i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deklaratat e tij për SPAK.
Ajo shkruan se kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”.
Ajo shton se për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm., por tani ata janë të shqetësuar, pasi mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.
Yuri Kim: Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim BE-së dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.
Comments are closed.