Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 12 lekë. Nga dita e sotme, nafta do të shitet me 239 lekë/litri nga 227 litër që ishte më parë. Edhe benzina do të shitet 4 lekë më shtrenjtë, nga 201 lekë/litri, shkon në 205 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit mbetet 78 lekë/litri.
Bordi sqaron se sipas aktit normativ të miratuar nga qeverisë i referohet bursës agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në dollarë.
Në këtë kuadër Bordi thekson se në mbledhjen e fundit, rezulton se çmimi i benzinës ka shkuar në 919$/ Ton, dhe çmimi i naftës ka shkuar në 1108 $/Ton. Për çmimet që janë vendosur së fundmi, duket se janë bazuar edhe tek kursi i këmbimit të BSH që thonë se ka pësuar rritje duke arritur në 117.62. Në njoftimin zyrtar, Bordi shprehet se shkak për rritjen është bërë edhe forcimi i dollarit në raport me lekun, çka sjell edhe rritjen e çmimit në Shqipëri.
Bordi thotë se pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Comments are closed.