Abcnews.al ka zbardhur dinamikën e vjedhjes se dy kasafortave nga shtëpia e një të reje në Tiranë, e cila u kthye në tragjedi, pasi e fejuara e Kristian Fushës, autorit të vjedhjes ka vrarë veten, pasi nuk e përballoi dot ngjarjen.

Më 14 korrik në lagjen “Ali Demi”, 27 vjeçari Kristian Fusha, dhëndër në familjen Vitaj vodhi dy kasaforta në shtëpinë e Eva Vitajt, motrës të së fejuarës së tij, Samantës

Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi, ndërsa kasafortat i la në Shkodër.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe se dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.

Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.

Lexo edhe: Kthehet në tragjedi arrestimi në Tiranë, Kristian Fusha vodhi kasafortat e kunatës, e fejuara vret veten

Dy ditë pas darkës Kristiani mori shokun e tij dhe shkoi për të vjedhur shtëpinë e kanatës, nga ku mori dy kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Pas denoncimit, efektivë të komisariatit numër 1 në Tiranë kqyrën kamerat e sigurisë përgjatë zonës, ku zbuluan deri në momentin që Kristiani dhe bashkëpunëtori i tij hiqnin maskat dhe zbulojnë fytyrat.

Si provë kyçe hetuesit kanë edhe mjetin me të cilën 27 vjeçari ka shkuar për të grabitur.

Targa e mjetit e cila ishte në pronësi të një shokut të tij, u fiksua poshtë pallatit të Eva Vitajt dhe se po me të njëjtën makinë, Kristian Fusha kishte marrë gjobë pak ditë më parë teksa ishte kthyer nga Kosova.

Pas dokumentimit me prova, ai dhe shoku i tij u shpallën në kërkim. Fusha u arrestua dy ditë më parë me akuzën e vjedhjes dhe person me precedent po për të njëjtën vepër penale.

27 vjeçari pranoi autorësinë dhe deklaroi se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën.

/abcnews.al/