Kampionia shqiptare Luiza Gega e cila triumfoi në Europianin e Atletikës në Mynih, është pritur sot me ceremoni në Rinas.
Në fjalën e saj për gazetarët, Gega deklaroi se është krenare që përfaqëson ngjyrat kuqezi, ndërsa shtoi se i tregoi Evropës që dhe shqiptarët mund t’ia dalin.
“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund tia dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit”- tha Luiza Gega në fjalën e saj.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.
Këtë gjë e tregoi më së miri duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjithë rivalet që kërkonin t’i rrëmbenin nga duart një medalje që e ndiqte prej shumë kohësh.
Comments are closed.