82-vjeçarit, Pjetër Luca shteti duhet të ndërhyjë në këtë rast pasi sipas tij, e gjithë zona e Thethit është në këtë gjendje ku rryma elektrike herë vjen 50 volt e herë 350 volt. Luca ka vendosur në dukje se shteti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar këtë zonë në aspektin e turizmit.

“Jam Pjetër Luca, 82 vjeç, kam 6 fëmijë. E bëmë këtë ndërtesë si gjithë mileti, me djersë të ballit. Kam pasur dje mbi 60 vetë turistë, punëtorë dhe kanë shpëtuar, me gërvishtje të vogla. Jam i gëzuar që nuk është dëmtuar asnjë njeri. I kërkoj shtetit të vendosë dorë, jo në shtëpinë time, por të vendosë dorë në tokë të Thethit.

Njerëzit kanë investuar me forcat e tyre pa pasur asnjë lloj ndihme. I kërkoj shtetit që të hapë sytë, faleminderit për rrugën që ka bërë. 3 orë ka bërë zjarrfikësja për të ardhur. Por tjetër gjë, shteti s’ka bërë asgjë për Thethin. Jemi pa drita. Dritat vijnë herë 50 volt, herë 70 volt, herë 350 volt.

Mendimi jonë është që ka pasur djegie korrenti, shyqyr që kanë shpëtuar njerëzit. I kërkojmë shtetit, që të hapë sytë dhe të shikojë Thethin se kush është. Nuk jam vetëm unë. Por në gjithë Thethin janë si unë. Nesër i ndodh një tjetri. Jemi në dorë të Zotit dhe shtetit, si unë dhe i gjithë Thethit”, është shprehur pronari i bujtinës, Pjetër Luca.