Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e së shtunës për incidentin që ndodhi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh. Kreu i qeverisë e nis me një kritikë për ata që cilëson so “gjela laramanë”, që sipas tij, përdorin edhe ngjarje të tilla delikate për interesat e tyre.
Nga ana tjetër, Rama shpreh dhe krenarinë për rojet ushtarake që arritën të neutralizojnë tre të huajt të dyshuar për spiunazh.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
Comments are closed.