Një bujtinë në fshatin Theth të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet që sjellë Report Tv zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës. Ndërkohë, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.
Bujtina e përfshirë nga flakët ndodhet në qendër të fshatit turistik.
Njëri prej pronarëve të bujtinës tha për Report Tv se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Ai tha se për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar dhe banorët e zonës. Është kërkuar madje dhe ndërhyrja nga ajri , por ka qenë e pamundur.
Comments are closed.