Dikur një grup miqsh që tani ishin rregulluar shumë mirë në punët e tyre vendosën të takonin një nga profesorët e tyre të universitetit.
Kështu, një ditë ata shkuan të gjithë së bashku për të vizituar profesorin e vjetër të universitetit.
Kur u takuan me profesorin të gjithë filluan të tregonin për punën dhe familjet e tyre por shumë shpejt e gjithë kjo u kthye në ankesa dhe stres në jetë dhe në punë.
Pas pak profesori hyri në kuzhinë për të sjellë kafe për mysafirët. Ai u kthye me një enë të madhe kafeje dhe një shumëllojshmëri filxhanësh (filxhanë nga materiale të ndryshme) – plastike, qelqi, kristali, me ornamente argjendi, porcelani etj.
Pasi vendosi enën që mbate kafenë dhe filxhanët kafesë në tavolinë, ai u tha nxënësve të tij të ndihmojnë veten për të pirë kafe.
Pasi të gjithë studentët kishin nga një filxhan kafe në duar, dhe filluan të konsumonin kafenë.
Profesori tha: “Nëse ju e vutë re, mund të shihni se të gjithë filxhanët me pamje të shtrenjta janë hequr duke lënë ato të thjeshta ose të lira në tryezë. Është normale që të gjithë ju të dëshironi më të mirën për veten tuaj, por ajo që nuk jeni në gjendje të shihni është se pikërisht ky është burimi i të gjitha problemeve dhe stresit tuaj.”
Ai vazhdoi, “Ju të gjithë e dini se filxhani në vetvete nuk i shton asnjë cilësi shijes së kafesë. Ajo që dëshironit ishte vetëm kafe për të pirë jo filxhanin, por megjithatë me nënndërgjegje të gjithë ju kërkuat filxhanët më të mirë dhe më pas filluat të shikonit njëri-tjetrin”.
Jeta është si kafeja dhe të gjitha gjërat si puna, paratë, pozicioni në shoqëri janë si filxhanët. Puna, paraja janë gjëra që përcaktojnë jetën tonë ose ndryshojnë cilësinë e jetës që jetojmë, por megjithatë ne përqendrohemi vetëm në këtë dhe nuk arrijmë të shijojmë jetën që na është dhënë nga Zoti.
Comments are closed.