Policia e Shkodrës njoftoi se ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Vallas” duke e çuar në 8 numrin e të arrestuarve për kultivimin e 246 kilogramëve k..anabis

Në pranga ranë dy vëllezërit S. D., 34 vjeç dhe I. D., 26 vjeç banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.