Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e parkut të ri në Lezhë, ndërtimi i të cilit do të nisë në shtator.

Parku i Ri N’Drin do të përfshijë hapësira të gjelbërta, stola, shëtitore e hapësira sportive të dedikuara për lojëra të ndryshme.

Video është prezantuar nga kreu i qeverisë i cili ka prezantuar projektin e këtij parku.

“’DUA TË LUAJ’ është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit. Ky është projekti i parkut N’Drin në Lezhë, i cili do të jetë së shpejti në kantier këtë shtator” shkruan Rama.