2 vëllezër të identifikuar si Samet Dehati, 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç kanë rënë në pranga pasi ishin të shpallur në kërkim për kultivimin e 246 kg kanabis në fshatin Vallas të Shkodrës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vëllezërit Dehati akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Me arrestimin e tyre, shkon në 8 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor.

Në muajin qershor, në këtë fshat u zbulua aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të kanabisit, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 246 kilogramë lëndë narkotike. Në banesën e njërit prej 8 të arrestuarve, Ardjan Tahirit, u gjetën 246 kilogramë kanabis. Një makinë e 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale u sekuestruan gjithashtu.

Personat e arrestuar:

Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë

Samet Dehati, 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç, banues në fshatin Oblik i Shkodrës.

Në kërkim janë: Admir Selgjekaj, Arian Popa, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati.