Ndërkohë që vazhdon rritja e çmimeve të shumë produkteve në Shqipëri të njëjtin fat kanë patur edhe lëndët drusore të cilat kanë pësuar një rritje të çmimit. Kjo kosto e shtuar tashmë për qytetarët e Shkodrës është kthyer në një problem shqetësues.
Një pjesë e madhe gjatë muajve të dimrit përdorin ngrohjen me dru. Në këtë krizë çmimesh dhe në një situatë të vështirë ekonomike për xhepat e qytetarëve ata shprehen se e kanë të pamundur të sigurojnë ngrohjen këtë dimër.
Këtë vit në tregun vendas çmimi i ahut, dushkut, pishës dhe bredhit të cilat janë lëndët kryesore që shërbejnë për dru zjarri është 50 përqind më shtrenjtë krahasuar me një vit më parë. Një metër kub vitin e kaluar kushtonte 30 mijë lekë të vjetër ndërsa këtë vit ky çmim është dyfishuar / star plus /
Comments are closed.