Popujt e lashtë zotëronin mençuri të pakrahasueshme. Shumë nga zbulimet dhe mësimet e tyre kanë mbijetuar deri më sot dhe kjo nuk është rastësi… Ja disa prej atyre që na kanë lënë të urtët e Lindjes së largme
Asnjëherë mos e zbuloni atë që po planifikoni për të ardhmen tuaj
Diskutimi se çfarë po planifikoni të bëni në të ardhmen mund të çojë në një zhgënjim të madh: dorëzimin. Njerëzit mund të jenë shumë negativë dhe t’ju çojnë drejt prishjes së ëndrrave tuaja. Mbajini ato sekrete mes jush dhe Perëndisë. Kur gjithçka është e përfunduar, festoni me ata që doni.
Mos i ndani limitet e trupit tuaj me të tjerët
E keni parasysh kur keni dhimbje, lodhje apo vështirësi për të bërë disa aktivitete? Nëse është e mundur, mos e ndani këtë me të gjithë. Trupi është diçka shumë personale dhe ju duhet të mësoni të jeni të fortë dhe të jetoni me të, pa keqardhje.
Mos u mburrni me veprimet tuaja bamirëse
Nëse ndihmoni dikë, duhet ta bëni atë për dashuri dhe të mos mburreni. Egoja mund të stimulojë këtë qëndrim, por duhet t’i qëndroni sa më larg të jetë e mundur, arrogancës. Përveçse jeni në një situatë shumë të komplikuar, ju gjithashtu mund t’i bëni të tjerët të ndihen në siklet dhe të nënçmuar.
Shmangni mburrjen për guximin dhe vlerën tuaj
Kur dikush është i admirueshëm, njerëzit e dallojnë lehtë, nuk ka nevojë të mburremi. Ajo që do të merrni nga kjo mburrje e vetvetes nuk është aspak pozitive.
Mos e humbni kohën duke folur keq për të tjerët
Kur flasim keq për të tjerët, ne zbulojmë shumë më tepër për veten sesa për atë që jemi duke folur keq. Për më tepër, mjedisi bëhet i rënduar dhe mendja mbushet plot me mendime të këqija.
Mos tregoni të gjitha problemet që keni në jetën tuaj personale
Ka nga ata që përhapin, edhe në rrjetet sociale, problemet me të cilat ballafaqohen. Mos harroni se është shumë e rëndësishme t’i mbani për vete. Kur flasim shumë, rrezikojmë zbulimin e sekreteve ose të bëhemi tejet të dobësuar përballë atij që po dëgjon.
Comments are closed.