Shpati (Geno) Lena, i cili humbi jeten ne ngjarjen e rende në Panaja të Vlorës është vënë në pranga më 23 mars të vitit të kaluar për përfshirjen në eleminimin e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Por, pesë muaj më vonë, Lena u lirua dhe Gjykata e vendosi në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’
Që nga ai moment, Lena ruhej shumë dhe lëvizte me makinë të blinduar. Gjithashtu mësohet se dy muajt e fundit ruhej e vëzhgohej nga personat që sot i bënë bënë prite. Ata kanë pikasur momentin që Lena është treguar i pakujdesshëm dhe nuk ka marrë mjetin e blinduar.
Bashkë me Hakim Xhezon, vëllain e Eduart Xhezos, Lena është nisur nga Vlora në drejtim të Fierit, por rruga iu pre në mes. Në momentin që ndodheshin në mbikalimin e Panajasë, kane shkembyer zjarr me breshëri plumbash nga tre persona që ndodheshin gjithashtu në një makinë në lëvizje. Plumbat bënë që mjeti ku ishin Xhezo e Lena të humbte kontrollin e të përfundonte në kanal.
Deri më tani është raportuar dhe për një person të tretë por ende nuk dihen detaje të tjera për të.
Comments are closed.