Luiza Gega vijon me performancat mahnitëse.

Atletja shqiptare ka arritur të kualifikohet në finalen e kampionatit europian që po mbahet në Gjermani, pasi është renditur e parë në Baderinë 1 të 3000 metrave me pengesa.

Padiskutim që Gega nuk dha më të mirën, duke qenë se para është finalja, por koha 9 minuta e 30 sekonda dhe 93 të qintat ishte më e shpejta në dy baderitë kualifikuese.

Finalja e kampionatit europian do jetë më 20 gusht në orën 22:13. Kujtojmë se vetëm 1 muaj më parë Gega u rendit e pesta në botë, duke marrë një rezultat historic për Shqipërinë.