Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”
Janë pezulluar në total 13 leje drejtimi, nga këto 8 janë pezulluar për qarkullim tej normave të lejuara të shpejtësisë, 3 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 2 të tjera, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 792 masa administrative
Risi në këtë sezon është edhe monitorimi i çdo aksi rrugor të qarkut të Shkodrës, me makinën inteligjente dhe me dron, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.
Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Comments are closed.